lab, discussion prompts, demonstration, homework


Download Ou pode descargar tosos os arquivos como un ficheiro zip comprimido.


Título lab, discussion prompts, demonstration, homework
Descrición Mësuesi u shpjegon nxënësve ligjin e pasqyrimit dhe të përthyerjes përmes simulimeve me appletin e mësipërm. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ajër-ujë, ajër-qelq dhe ujë-qelq), rrezja rënëse pjesërisht pasqyrohet në mjedisin e parë dhe pjesërisht përthyhet në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, si dhe këndi i përthyerjes është më i vogël se këndi i rënies, pra rrezja e përthyer i afrohet normales, nëse mjedisi i dytë është optikisht më i dendur se mjedisi i parë nga vjen rrezja dritore. Mësuesi shpjegon pasqyrimin e dritës nga dy mjedise me tregues përthyerjeje të ndryshëm.Mësuesi u shpjegon nxënësve përmes simulimeve me appletin e mësipërm, se nëse drita kalon nga një mjedis optikisht më shumë i dendur në një mjedis optikisht më pak të dendur , arrin një kënd rënie per të cilin kemi pasqyrimi të plotë të brendshëm , pra këndi i perthyerjes është 90grade. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ujë - ajër, qelq- ajër dhe qelq- ujë),për një kënd kufi rrezja rënëse pasqyrohet plotësisht në mjedisin e parë dhe përthyhet me 90grade në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, por rrezja e përthyer i largohet normales, pra këndi i përthyerjes është më i madh se këndi i rënies.
Tema Física
Nivel Bacharelato
Tipo Deberes, Demostración, Discussion Prompts, Laboratorio
Duración 60 minutos
Respostas incluidas Si
Linguaxe Albanian
Palabras clave Ligji i pasqyrimit, drita, kendi i pasqyrimit, kendi i renies, kendi kufi, ligji i perthyerjes, mjedis optikisht me i dendur, mjedis optikisht me pak i dendur, pasqyrimi i plote i brendshem, treguesi i perthyerjes
Simulacións Bending Light (HTML5)


Autores Mirela Gurakuqi
Centro Escolar / Institución Quality Assurance Agency Pre-University of Education
Presentado 11/21/23
Actualizado 11/21/23