शिर्षक
|
lab, discussion prompts, demonstration, homework |
वर्णन
|
Mësuesi u shpjegon nxënësve ligjin e pasqyrimit dhe të përthyerjes përmes simulimeve me appletin e mësipërm. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ajër-ujë, ajër-qelq dhe ujë-qelq), rrezja rënëse pjesërisht pasqyrohet në mjedisin e parë dhe pjesërisht përthyhet në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, si dhe këndi i përthyerjes është më i vogël se këndi i rënies, pra rrezja e përthyer i afrohet normales, nëse mjedisi i dytë është optikisht më i dendur se mjedisi i parë nga vjen rrezja dritore.
Mësuesi shpjegon pasqyrimin e dritës nga dy mjedise me tregues përthyerjeje të ndryshëm.Mësuesi u shpjegon nxënësve përmes simulimeve me appletin e mësipërm, se nëse drita kalon nga një mjedis optikisht më shumë i dendur në një mjedis optikisht më pak të dendur , arrin një kënd rënie per të cilin kemi pasqyrimi të plotë të brendshëm , pra këndi i perthyerjes është 90grade. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ujë - ajër, qelq- ajër dhe qelq- ujë),për një kënd kufi rrezja rënëse pasqyrohet plotësisht në mjedisin e parë dhe përthyhet me 90grade në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, por rrezja e përthyer i largohet normales, pra këndi i përthyerjes është më i madh se këndi i rënies. |
विषय
|
भौतिक्शास्त्र |
स्तर
|
उच्च माध्यमिक |
प्रकार
|
Discussion Prompts, गृहपाठ, प्रयोगशाळा, प्रात्यक्षिक |
कालावधी
|
60 मिनिटस |
उत्तरांसह
|
होय |
भाषा
|
Albanian |
खुणेचे शब्द
|
Ligji i pasqyrimit, drita, kendi i pasqyrimit, kendi i renies, kendi kufi, ligji i perthyerjes, mjedis optikisht me i dendur, mjedis optikisht me pak i dendur, pasqyrimi i plote i brendshem, treguesi i perthyerjes |
सादश्य
|
प्रकाशाचे अपवर्तन (HTML5) |