lab, discussion prompts, demonstration, homework


Download todos os arquivos em formato compactado (.zip)


Título lab, discussion prompts, demonstration, homework
Descrição Mësuesi u shpjegon nxënësve ligjin e pasqyrimit dhe të përthyerjes përmes simulimeve me appletin e mësipërm. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ajër-ujë, ajër-qelq dhe ujë-qelq), rrezja rënëse pjesërisht pasqyrohet në mjedisin e parë dhe pjesërisht përthyhet në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, si dhe këndi i përthyerjes është më i vogël se këndi i rënies, pra rrezja e përthyer i afrohet normales, nëse mjedisi i dytë është optikisht më i dendur se mjedisi i parë nga vjen rrezja dritore. Mësuesi shpjegon pasqyrimin e dritës nga dy mjedise me tregues përthyerjeje të ndryshëm.Mësuesi u shpjegon nxënësve përmes simulimeve me appletin e mësipërm, se nëse drita kalon nga një mjedis optikisht më shumë i dendur në një mjedis optikisht më pak të dendur , arrin një kënd rënie per të cilin kemi pasqyrimi të plotë të brendshëm , pra këndi i perthyerjes është 90grade. Ai u tregon atyre, se nëse një rreze drite vjen nga burimi dhe bie në kufirin ndarës së dy mjediseve (p.sh. ujë - ajër, qelq- ajër dhe qelq- ujë),për një kënd kufi rrezja rënëse pasqyrohet plotësisht në mjedisin e parë dhe përthyhet me 90grade në mjedisin e dytë. Pasi realizojnë disa demostrime nxënësit kuptojnë se këndi i rënies ështe i barabartë me këndin e pasqyrimit, por rrezja e përthyer i largohet normales, pra këndi i përthyerjes është më i madh se këndi i rënies.
Assunto Física
Nível Ensino Médio
Tipo Demonstração; Laboratório; Sugestões para Debate; Tema de Casa
Duração 60 min
Respostas Incluídas Sim
Idioma Albanês
Palavras-Chave Ligji i pasqyrimit; drita; kendi i pasqyrimit; kendi i renies; kendi kufi; ligji i perthyerjes; mjedis optikisht me i dendur; mjedis optikisht me pak i dendur; pasqyrimi i plote i brendshem; treguesi i perthyerjes
Simulação(ões) Desvio da Luz (HTML5)


Autor(es) Mirela Gurakuqi
Escola / Organização Quality Assurance Agency Pre-University of Education
Data de publicação 21/11/23
Data de atualização 21/11/23