คำบรรยาย
|
Ky mësim paraqet lëvizjen rrethore. Në këtë mësim tregohet, se për të mbajtur një trup në lëvizje sipas një orbite rrethore duhet të veprojmë me një forcë, e cila do t’i ndryshojë trupit drejtimin e lëvizjes. Kjo forcë quhet forcë centripete, pasi është e drejtuar për nga qendra dhe rolin e kësaj force mund ta luajë gravitacionale, forca e tensionit të fijes ose forca e fërkimit. Mund të japim një sërë shembujsh nga raste të lëvizjes rrethore, si p.sh.lëvizja e planetëve në orbita rrethore, lëvizja e satelitëve rreth planetëve, lëvizja e makinave në kthesa.etj. Shembujt tregojnë se forca ndryshon drejtimin e lëvizjes së trupit edhe pa ndryshuar vlerën numerike të shpejtësisë së saj. Ky mësim i përgatit nxënësit për studimin e mëtejshëm të forcës qendërsynuese. |